Përbërësit:
- 400 g mish pule;
- 250 g ajkë për zierje;
- 50 g djathë gorgonzola;
- 50 g djathë mozzarella;
- 50 g djathë trapista;
- 1 qepë;
- vaj sipas nevojës;
- piper;
- kripë;
- erëza bimësh të thata.
Përgatitja:
Mishin e pulës priteni në kube. Në vaj të nxehur shtoni qepën e grirë imët, fërgojeni pak, shtoni mishin dhe përzieni, shtoni edhe erëzat.
Nga fundi shtoni ajkën për zierje dhe djathin mozzarella të grirë në rende, djathin gorgonzola dhe djathin trapista.
Të gjitha bashkoni. Në pjatë shërbeni mishin, ndërsa si shtojcë mund të jetë cilado sallatë qoftë apo patate të fërguara.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.