Kompania e njohur gjermane, ABT Sportsline, tashmë, ka prezantuar programin e saj për modifikimin e SUV-it të ri Q8 të Audit, edhe pse oferta e saj për modifikimin e këtij modeli ende nuk është kompletuar.
Kjo është kompania e parë që do ta modifikojë këtë SUV të ri të Audit.
Tani për tani, në dispozicion janë rrotat 22-inçësh nga alumini (modelet ABT FR dhe ABT Sport GR), detajet e reja për interier, një detaj interesant në formën e logos së ABT-ës në sipërfaqen kur hapet dera, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ABT Sportsline për këtë SUV të ri ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të tij 3.0-litër TDI V6 nga 286 në 330 kuajfuqi.
Më vonë, programi i ABT-së për Audi Q8 e ri do të pasurohet duke përfshirë paketën për aerodinamikën, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe më shumë oferta për rrotat dhe më shumë detajet e reja për interier.