Perbersit:
- 100 gr çokollatë e zezë
- 6 lugë gjelle qumësht
- 175 gr gjalpë
- 175 gr sheqer
- 4 vezë
- 150 gr miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekurinash
- 100 gr lajthi të bluara
PËR KREMIN
- 120 gr çokollatë e zezë
- 150 gr gjalpë
- 160 gr sheqer pluhur
- 2 lugë të mesme ekstrakt vanilje.
Pergatitja:
Ndezim furrën në 180 C. Shkrijmë çokollatën dhe qumështin mbi një tenxhere me ujë të vluar.
Rrahim gjalpën dhe sheqerin deri sa të bëhet kremoze dhe shtoni vezët. Përzini mirë. Shtoni miellin, pluhurin e pjekurinave dhe lajthitë.
Shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzini mirë. Hidhni masën në enë për muffins.
Pjekim në furrë për 15-20 minuta.
Kremi: Shkrini çokollatën mbi ujë të vluar dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome.
Rrahim gjalpën deri sa të bëhet kremoze dhe shtojmë sheqerin pluhur deri sa të zbardhet në ngjyrë.
Shtojmë ekstraktin e vaniljes dhe e përzijmë me çokollatën me mikser me shpejtësi të ulët.
Kur të ftohen tortëzat, i lyejmë me krem.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.