Volkswagen dhe nafta nuk janë dy fjalët më të mira për të shkuar së bashku për katër vjetët e fundit apo më shumë.
Shumë prodhues të veturave kanë qenë duke vuajtur nga rrëmuja e pasuar nga skandali i naftës vite më parë, duke përfshirë markat e Volkswagen Group, si Porsche dhe Audi, duke çuar të dy prodhuesit t’i japin fund prodhimit të automjeteve me naftë.
Por jo Volkswageni, i cili paraqiti në panairin e veturave në Gjenevë modelin e fuqishëm me motor dizel, Touareg TDI V8, transmeton KosovaPress.
Volkswagen Touareg vjen me motor dizel 4.0-litër V8 TDI me kapacitet prej 416 kuajfuqi, duke lejuar që ky SUV të arrijë 62 mile në orë brenda 4.9 sekondave.
Shefi i marketingut i Volkswagenit, Jurgen Stackmann, tha në një intervistë për Top Gear se Touaregu i ri ka gjasa të jetë Volkswagen i fundit me motor dizel V8.
“Me shumë gjasë, do të jetë vetura e fundit me motor dizel V8 që do të shihni”, është shprehur ai.