Për shumicën e shoferëve sezona e dimrit nuk është edhe aq e mirëseardhur, duke pasur parasysh vështirësitë në rrugë.
Megjithatë ka një numër të atyre që mezi se presin këtë dimër, e për këtë ka vetëm një arsye: drift në borë!
Një grup shoferësh rusë në qytetin Ufa kanë dalur në një shesh të madh që tregojnë aftësistë e tyre. Problemi është që policia lokale nuk e miraton dhe oficerët vazhdimisht bastisin sheshin shkaku i tyre.
Në këtë video të publikuar ne shohim më shumë se 30 vetura që janë mbledhur për drift, të cilët pa marr parasysh ardhjen e policisë nuk ndalen.
Përfundimisht, policia arriti t’i japë fund shfaqjes duke telefonuar një kamion për heqjen e dëborës. /IndeksOnline/