Perbersit:
4 patate
200 gr mish
1 qepë
kripë
Biber i zi
qimnon
PËR SOS
4-5 lugë vaj vegjetal
1 lugë Salce domate
1,5 gotë ujë të vakët.
Pergatitja:
Patatet i qërroni dhe i ndani në dy pjesë, me lugë ia largoni pjesën e brendshme.
Mishin, qepën dhe erëzat i vendosni në një tigan për fërgim.
Patatet i rëndisni në një tavë, në brendësi ia vendosni përzierjën e mishit, përmbi ia hedhni pak vaj vegjetal.
Secilës patate ia vendosni nga një copë të domatës, salcën dhe pak ujë të vakët.
Tavën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për pjekje rreth 40-45 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.