Perbersit:
1 qepë
2 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
2 karrota të grira në rende
400 gr lulelakër
900 ml ujë
150 ml qumësht
kripë dhe piper i zi
sipas dëshirës ajkë për gatim.
Pergatitja:
Fërgojmë në vaj qepën e grirë imët, derisa të marr ngjyrë të artë. Pastaj shtojmë ermikun dhe karrotat e grira në rende.
Duke e përzier masën vazhdimisht shtojmë rreth 300 ml ujë. E ziejmë për pak.
Pastaj shtojmë lulelakrën të ndarë në copa.
Shtojmë mëlmesat sipas dëshirës dhe në fund edhe ujin e mbetur.
Gjella zihet për 20 minuta. Pastaj ia shtojmë qumështin dhe e ziejmë edhe për 5-6 minuta të tjerë.
Në fund, sipas dëshirës, shtojmë edhe ajkë gatimi.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.