Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raço-Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi, prej vitesh shijojnë një lidhje dashurie.
Artistja nga Ferizaj së fundmi ka shpërndarë një moment intim në rrjete sociale, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje në buzë me biznesmenin shqiptar.
Ata tashmë janë bërë prindër edhe të një djali të quajtur, Theo Mal.
“Të dua, të dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Lidhja e Fifit me Adisin nisi pas daljes së 29 vjeçares nga edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.
I njëjti më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën po ashtu ka një djalë, Troi.
Çifti tani janë duke jetuar mes Kosovës e Shqipërisë, për shkak se vijnë nga vende të ndryshme.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.