Historia e pabesueshme e arkitektes që shokoi italianët, vajzë e një familje mafioze

Partnerja e reperit Kanye West, Bianca Censori, e cila ka pushtuar titujt në mbarë botën me paraqitjet e saj ekstravagante dhe përfshirjen në sjellje të turpshme seksuale me reperin në Venecia, vjen nga një familje famëkeqe e krimit në Australi.Arkitektja, familja e së cilës është me origjinë nga Italia, ka lindur dhe është rritur në Australi, ku xhaxhai i saj është një gangster famëkeq, reputacioni i frikshëm i të cilit i dha pseudonimin “Al Capone i Melburnit”.Babai i Biancas është Elia “Leo” Censori, i cili kaloi disa vite në burg, pas një dënimi për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje.Ish-gruaja e Leos, Faye Glascott tha në një intervistë nga viti 1991 se ai kishte qenë i përfshirë në një kartel, që kontrollonte një pjesë të madhe të industrisë së lojërave të fatit në botën e krimit në vitet 1980 dhe nga i cili ai kishte bërë pasuri.Bianca nuk ka folur publikisht për historinë e familjes së saj.Nuk ka asnjë sugjerim që Bianca ka gëzuar ndonjë përfitim nga perandoria e drogës së babait të saj.Por ajo u rrit në periferi të Ivanhoe përpara se familja të transferohej në shtëpinë e tyre të fundit me vlerë rreth 1.5 milion paund.Familja e saj u sigurua që ajo të kishte një arsim të mirë duke studiuar në shkollën prestigjioze të “Grammar Baptist Carey”.

/ www.emathja.com

© 2023, EMATHJA. All rights reserved.

Related Posts

Next Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recommended

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.