Procesorët më të shpejtë të Intel kanë pasur gjithnjë “Hyperthreading” (HT), një teknikë e cila bën të mundur që më shumë se një proces të kryhet nga një bërthamë e vetme procesorike. Kjo teknologji është përdorur nga Intel për mëse 20 vite dhe përdoret nga AMD.
Megjithatë me laptopët e ardhshëm Lunar Lake, HT do të çaktivizohet tek bërthamat e procesorëve, e këtu përfshihet bërthamat P dhe E.
Pse? Arsyeja duket më e komplikuar por e thënë thjeshtë Intel nuk i dëshiron më duke qenë se synon të minimizojë konsumin e energjisë.
Bërthamat P në seritë Lunar Lake janë 14 përqind më të shpejta sesa bërthamat e gjeneratës së kaluar Meteor Lake edhe me HT të çaktivizuar.
Lunar Lake përqendrohet tek performanca me një bërthamë, kjo për arsye se shumica e përdoruesve të laptopëve do të jenë të fokusuar tek proces në një kohë të caktuar.
Largimi i HT në këtë kontekst ka kuptim, por procesorët Lunar Lake mund të ngelen pas procesorëve AMD në proceset që përdorin disa threads.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.