Apple në iPhone 16 Pro Max do të përdorë qeliza baterie me densitet më të lartë energjie sipas analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo.
Si rezultat flagshipi i ardhshëm i Apple do të ofrojë jetëgjatësi më të lartë baterie me të njëjën madhësi që gjendet në modelet ekzistuese.
Kuo thotë se densiteti i energjisë Wh/kg i qelizave të baterisë do të rritet në iPhone 16 Pro Max. Për të shmangur mbinxehjen e saj, Apple do të përdorë kasë prej çeliku për baterinë për herë të parë si një zgjidhje termike thotë Kuo.
Çeliku nuk është aq efektiv sa alumini në shpërndarjen e nxehtësisë, por është më i qëndrueshëm dhe rezistent. Përdorimi i çeliku gjithashtu eliminon vështirësitë e heqjes së baterive duke i hapur rrugë baterive të zëvendësueshme kërkuar nga Bashkimi Europian për smartfonët.
Nëse dizajni i baterive të reja shkon sipas parashikimeve, Kuo beson se do të adoptohet për të gjitha modelet e ardhshme iPhone 17 vitin e ardhshëm.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.