Kjo është XM, BMW që “ngriti shumë pluhur” në njoftimin e tij, dhe me siguri do ta bëjë tani përsëri, pasi që atributet e tij janë zbuluar.
XM është një ‘përbindësh’ dhe ky është modeli i dytë M.
Kujtojmë, i pari mbërriti në fund të viteve 1970, dhe ishte një M1 magjepsës.
Dhe tani XM ka ardhur.
Pjesa e përparme e XM duket shumë agresive, pothuajse si një automjet ushtarak.
Ky model ka rrota 23 inç, dhe në anën e shoferit shohim dyert që tregojnë qartë se bëhet fjalë për një hibrid plug-in.
Nga ana tjetër, pjesa e pasme dominohet nga një maskë që simulon tuba më të mëdhenj trapezoidë.
XM është gjithashtu modeli M më i fortë në histori.
Motori i tij V8 mundëson të paktën 750 kuaj fuqi dhe 1000 Nm, kështu që mund të supozohet se XM do të arrijë 100 km/h në më pak se 4 sekonda.
/ www.emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.