Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi vite më parë theu tabu kur e konfirmoi martesën me reperin amerikan Big D.
Atë kohë artistja ishte e paragjykuar dhe mjaft e përfolur se pse zgjodhi që të martohej me një person të një nacionaliteti tjetër.
E për këtë, Linda ka hapur zemrën në një diskutim të fundit me Metin dhe Lumbardhin, teksa gjatë rrëfimit ka shpërthyer në lot.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/11/auto_linda1695369214.jpg)
“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoi me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde, ka thënë Linda.
Ajo ka kujtuar se si ishte e komentuar nga mediat rozë, teksa tutje tha se ka ende familjar të saj që nuk i flasin.
“Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh mes tjerash ajo.
Linda tha se ajo është e lumtur për zgjedhjen që ka bërë, por ndihet keq sepse atë periudhë më së shumti e kanë vuajtur prindërit e saj.
“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.
Kujtojmë që Linda pas martesës u zhvendos në Amerikë, atje ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.