Dëshirat dhe dashuritë e njerëzve mund të jenë të ndryshme, varësisht prej prirjeve individuale. Hevzi Lenjani nga Karaçeva është i dashuruar marrëzisht në makinën e tipit Ford, raporton Mediafokus.info
Hevziu është pronari i parë i kësaj veture. Ai është i mishëruar aq fort me Fordin sa që edhe kur flet e imiton ritmin e motorit të kësaj veture.
Veturën me ngjyrë të verdhë, Ford Granada që e shihni në foto, Hevziu e posedon nga viti 1983 dhe është shoferi i parë i saj.
Shqiptari nga Karaçeva ka qenë punëtor në fabrikën e makinave Ford në Gjermani.
Për t`i qëndruar përjetësisht besnik kësaj marke, Hevziu ka blerë një veturë të re Ford, por njëkohësisht mbetet aq shumë i lidhur me Fodrin e vjetër sa që as nuk mendon ta shes.
E ka hipur mbi katër drurë që të mos dëmtohet nga pesha e vetë.
Gjithsesi, Hevzi Lenjani mbetet meraklia më i madh i makinës Ford në Kosovë.