Porsche këtë vit feston ditëlindjen e 20-të të modelit Cayenne, kurse ekipi i tyre me këtë rast ka zbuluar imazhet e prototipit unik.
Fjala është për versionin kabriolet nga gjenerata e parë e Cayenne, që do të duhej të shfaqej në treg të njëjtën kohë kur edhe Nissan Murano CrossCabriolet do të prezantohet.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/08/2-14.jpg)
Nga Porsche thonë se kanë filluar të mendojnë për stile tjera të Cayenne, jo larg pasi që modeli arriti në treg në vitin 2002.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/08/3-10.jpg)
Aty janë shqyrtuar tri opsione, coupe, model më i madh me tre rreshta të ulëseve dhe kabrioleti.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/08/4-7.jpg)
Megjithatë, Porsche ka hequr dorë nga kabrioleti dhe solli Package Function Model, të cilit iu prezantuan fotografitë.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/08/5-6.jpg)
Kulmi i butë mundet në mënyrë manuale të paloset, por Porsche ka zhvilluar mekanizmin për kulmin elektronik.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/08/6-3.jpg)
Janë bërë edhe simulime kompjuterike, që tregojnë se si do të hapej paneli për t’i ofruar hapësirë të mjaftueshme kulmit.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/08/7-2.jpg)
/ www.emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.