Land Rover zbuloi modelin e ri Evoque sot në Londër. Evoque është anëtari më i vogël dhe më i shitur i familjes Range Rover të automjeteve SUV luksoze.
Evoque i ri merr një platformë të re, një pamje më të pastër dhe një teknologji të butë hibride në shumicën e versioneve të saj, duke qenë më efikas dhe më i sofistikuar.
Gama e re e Range Rover Evoque është një shembull i “dizajnit reduktiv”, pohon shefi i dizajnit të Land Rover, Gerry McGovern.
Evoque i ri do të jetë i disponueshëm me tri linja të motorëve – të gjitha me katër cilindra. Ato benzinë kanë 197, 247 dhe 296 kuajfuqi, ndërsa ato diezelë janë me 148, 178 dhe 237 kuajfuqi.
Brenda 12 muajve të ardhshëm, makina do të marrë një opsion më pak të fuqishëm me tre cilindra me benzinë turbo. Dhe ky motor do të jetë i disponueshëm si njësi e pavarur ose si pjesë e një konfigurimi hibride plug-in. Poashtu është konfirmuar se do të jetë edhe një model elektrik Evoque. /IndeksOnline/