Përbërësit:
1 pulë (300 gr)
100 gr qepë
100 gr gjalpë
400 gr oriz
10 gr kripë.
Përgatitja:
Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim do të vendosim pulën të ziejë.
Pasi të kemi zierë pulën, e marinojmë, e lyejmë me gjalpë, e vendosim në tavë dhe e fusim në furrë për 20 minuta në temperaturën 180-200 gradë.
Ndërkohë, me lëngun që ziemë pulën, do të ziejmë orizin.
Pasi orizi është zier dhe pulën e kemi nxjerrë nga furra, e hedhim orizin në tavën ku kemi pulën. E hapim mirë nëpër tavë dhe e fusim sërish në furrë, në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
Pasi kemi nxjerrë tavën nga furra, pula me misnik është gati.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.