Një grup kuzhinierësh francezë u bashkuan për të prodhuar picën më të çuditshme në botë, duke kombinuar 1001 lloje të ndryshme të djathërave.
Upi ka shkruar se shefat e kuzhinës Benoit Bruel, Fabien Montellanico dhe Sophie Hatat Richart u bënë bashkë me youtuberin Florian OnAir për të shënuar një rekord botëror për picën me shumë djathëra.
REKLAMA
Një pjesë e madhe e djathit shkoi nga Franca, e pjesa tjetër nga shumë vende të botës. “Kam 13 vjet që bëj pica. Kam shpikur vetë receta të picave qëkur punoj për biznesin tim, ëndrra ime e vetme është të bëj pica me shumëllojshmërinë e djathërave”, ka thënë Bruel.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.