Përbërësit:
- 1 file pule,
- 2 patate,
- 1 qepë,
- 2 speca,
- 3 copa hudhër,
- Biber i zi,
- qimnon,
- kripë,
- gjysmë gote te çajit vaj vegjetal,
- 1,5 lugë salce domatesh,
- 1,5 gota ujë të vakët.
Hapat:
Filën e pulës dhe patatet i preni në copa të vogël, i vendosni në tavë.
Qepën, specat, hudhrën, biberin e zi, kripën, vajin vegjetal e derdhim në tavë.
E përziejmë mirë e gjithë glazurën, salcën dhe ujin e vendosim në një enë të vogël dhe e përziejmë mirë.
Së fundmi tavës ia derdhim përmbi dhe e vëmë në furrë për pjekjë në temperaturë 190 gradë celsius për 40 minuta.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.
REKLAMA