Kjo veturë e vogël e qytetit dikur ishte shumë e popullarizuar në Evropë.
Bëhet fjalë për Chevrolet Spark, prodhimi i të cilit zyrtarisht merr fund kah mesi i këtij viti, pas një dekade që ishte i disponueshëm në SHBA.
Në fakt, Spark po largohet nga “skena” si vetura e re më e lirë që në këtë aktualisht shitet me një çmim prej 13.600 dollarë, duke mos llogaritur shpenzimet e transportit deri të blerësve që janë 995 dollarë shtesë.

Chevrolet nuk ka dhënë arsyet zyrtare të largimit apo ndërprerjes së Spark në SHBA, por zëdhënësi i kompanisë konfirmoi se vetura do të prodhohet deri në gusht 2022, ku më pas do të tërhiqet nga linja e mjeteve të kësaj marke.

Amerikanët ishin njoftuar me veturën e vogël të qytetit në vitin 2007, përmes konceptit Beat, ku më 20009 u shfaq prodhimi serik në Detroit.

E në treg arriti në vitin 2012, e fjala është për mjetin që në Evropë ka qenë i njohur si gjenerata e tretë e Chevrolet (Daeëoo) Spark (Matiz). /Telegrafi/

/ www.emathja.com
© 2022 – 2023, Emathja. All rights reserved.