Ferrari gjatë vitit të kaluar ka shitur 11.155 vetura, që është rezultati më i mirë në historinë e kompanisë së njohur italiane.
Në Maranello kanë publikuar rezultatet zyrtare të shitjes për vitin e kaluar, e duket se kanë arsye për të festuar pasi kanë shitur në mbarë botën 11.155 vetura – duke arritur rezultatet më të mira që nga themelimi i kompanisë në vitin 1947.
Rezultati rekord i shitjes është për 22,3 për qind më i mirë dhe është interesant se në paletën e ofertës, Ferrari akoma nuk ka një model SUV me performansa të larta.
E pikërisht veturat e tilla ndihmuar kompanitë tjera të arrijnë rezultate të mira në shitje, transmeton Telegrafi.
Ferrari shumicën e veturave i ka shitur në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, më pas në Amerikën e Veriut dhe Azi.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/1-36.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/2-8.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/3-6.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/4-7.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/5-4.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/6-4.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/02/7-2.jpg)
/ www.emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.