Shumë njerëz kanë frikë nga detet dhe oqeanet për shkak të krijesave që fshihen në thellësi, disa prej të cilave janë vërtet rrëqethëse.
Studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe organizata “Kelpie Geosciences” kanë publikuar një video të regjistruar në Paqësorin Jugor më 8 maj, e cila të lë pa frymë.
Krijesa e filmuar në 1026 metra duket e jashtëzakonshme shkencëtarët shprehen se “rrallë shihet”.
Ata po eksploronin thellësitë e errëta, duke përdorur një nëndetëse, kur një kallamar gjigant, i njohur si Taningia danae, shfaqet para kamerës.
Ajo shtriu tentakulat e saj, ndoshta duke menduar se kishte siguruar drekën. Kjo specie, meqë ra fjala, është e njohur për dy fotofora të mëdha në fund të tentakulave që prodhojnë biolumineshencë, raporton LadBible.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.