Qentë gjithashtu mund të zbulonin qelizat e kancerit, por u vu re se milingonat mësonin shumë më shpejt, atyre u duheshin vetëm tre seanca trajnim
Milingonat janë insekte me një sens shumë të zhvilluar të nuhatjes, besohet se në bazë të nuhatjes ato mund të njohin pagabueshëm milingonat nga foletë e tyre dhe të nuhasin ndërhyrës të mundshëm.
Këto insekte të vogla, të cilat mendohet se bëjnë më shumë dëm sesa dobi, në të ardhmen mund të përdorin shqisën e tyre të nuhatjes për të zbuluar qelizat e kancerit te njerëzit.
Milingonat njihen për aftësitë e tyre nuhatëse
Dihet tashmë se disa kafshë, si p.sh. qentë, mund të nuhasin disa sëmundje dhe pas kësaj, një grup shkencëtarësh francezë filluan të studiojnë insektet e vogla të njohura për aftësitë e tyre nuhatëse – milingonat.
– Përdorimi i nuhatjes për të zbuluar sëmundjet nuk është një ide e re. Duke ditur se sa mirë mund të mësojnë milingonat dhe si i përdorin aromat, ne testuam aftësinë e tyre për të mësuar dhe mundësinë për të zbuluar sëmundje bazuar në nuhatjen – thotë studiuesi kryesor në këtë studim dr. Baptiste Piqueret nga Paris Nord University Sorbona, transmeton Telegrafi.
Diagnostikimi më i lirë
Megjithëse ky hulumtim është larg përdorimit klinik, ai mund të jetë një mjet diagnostikues më i lirë dhe më i aksesueshëm në të ardhmen.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.