Ndërsa biçikletat nisën të përdorshin edhe nga gratë, kjo gjë imponoi edhe ndryshime të mëdha në modën e tyre. Bustet dhe korsetë dolën jashtë mode, ndërsa gratë nisën të mbanin më shumë funde të gjata. Po ashtu, biçikletat ishin pjesërisht përgjegjëse për përmirësimin e gjendjes së rrugëve
Ju mund të mendoni se një shpikje kaq e thjeshtë sa biçikleta, do të ketë një të kaluar jo shumë të ndërlikuar. Në fakt kjo shpikje shumë popullore ka një histori të mbushur me polemika dhe dezinformata. Ndërsa historitë se kush e shpiku biçikletën kundërshtojnë shpesh njëra-tjetrën, një gjë është e sigurt:biçikletat e para nuk ishin aspak si ato që shihni sot nëpër rrugë. Modelet e para të njohura të një mjeti me rrota, që ecën përmes fuqisë së ushtruar nga njeriu, u krijuan shumë kohë përpara se biçikleta të bëhej një formë praktike e transportit. Në vitin 1418, inxhinier italian Xhovani Fontana ndërtoi një pajisje të tillë të përbërë nga katër rrota dhe një litar të lidhur në disa ingranazhe. Në vitin 1813, rreth 400 vjet më vonë,aristokrati dhe shpikësi gjerman Karl von Draiz filloi punën për versionin e tij të Laufmaschine, një mjet me katër rrota, që ecte falë fuqisë së njeriut. Në vitin 1817, Draiz krijoi një mjet tjetër me 2 rrota. Ai e ndërtoi pajisjen e tij të transporti si një reagim ndaj një problemi shumë serioz për kohën:mungesës së kuajve.
Në vitin 1815 shpërtheu mali vullkanik Tambora në Indonezi, dhe reja e hirit që u shpërnda nëpër botë uli ndjeshëm temperaturat globale. Të korrat u shkatërruan dhe shumë kafshë, përfshirë kuajt, ngordhën nga uria.
Gjithsesi patenta e parë për një pajisje të tillë nuk iu dha Kesh, por Pier Lalme, një prodhues francez i karrocave të dorës, që mori një patentë amerikane për një automjet me dy rrota me pedale në vitin 1866. Në vitin 1870, metalurgjia kishte avancuar mjaftueshëm, dhe trupi i biçikletave nisi të bëhej prej metali, që ishte më i fortë dhe njëherazi më i lehtë se druri. Një model i njohur ishte mjeti me rrota shumë të larta. Rrotat e përparme u bënë gjithnjë e më të mëdha, pasi prodhuesit kuptuan se sa më e madhe të ishte rrota, aq më larg mund të udhëtohej me një rrotullim të pedaleve.
Ndërsa biçikletat nisën të përdorshin edhe nga gratë, kjo gjë imponoi edhe ndryshime të mëdha në modën e tyre. Bustet dhe korsetë dolën jashtë mode, ndërsa gratë nisën të mbanin më shumë funde të gjata. Po ashtu, biçikletat ishin pjesërisht përgjegjëse për përmirësimin e gjendjes së rrugëve.
Ato patën një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shpikjen e makinës. Pasi pjesët e biçikletave u inkorporuan më vonë në pjesë të automobilave, përfshirë kushinetat, diferencialet, tubat e çelikut dhe gomat pneumatike. Shumë pionierë të makinave ishin prodhuesit e parë të biçikletave, si Çarls Durjea, Aleksandër Uinton dhe Albert A.Poup. Edhe vëllezërit Uilbur dhe Orvil Rjt ishin prodhues të biçikletave, përpara se të kthenin vëmendjen tek aerodinamika dhe të arrinin të ndërtonin avionin e parë që fluturoi me sukses. Aktualisht çdo vit prodhohen mbi 100 milionë biçikleta, dhe në gjithë botën përdoren rreth 1 miliardë biçikleta.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.