Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik në fushën e bukurisë.
Ajo bënë një punë të shkëlqyer me klientët e saj, numri i të cilave rritet përditë e më shumë.
Kosovarja e lindur në Zvicër, është makeup artiste dhe estetiste kozmetike, që punën e saj e bënë me profesionalizëm dhe pasion.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377959332_1928326760869432_2097560057044205801_n.jpg)
Studio e Lirianes dhe mikes së saj Jessy Kadolli është hapur që një vit dhe quhet Joliebeauty. Në këtë studio bukurie, ofrohet make-up profesional, mbjellje të qerpikëve, pastrim të fytyrës, dioden-laser, etj. Së shpejti në Joliebeauty, do të ofrohen edhe shërbime si, manikyr, pedikyr dhe në bashkëpunim me një mjek estetik do të nisë edhe ofrimi i mbushjeve me botox dhe hyaloron.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377935541_1414377495785067_8986064575225174783_n.jpg)
Liriane Kadrija-Mani, shkollimin për make-up e ka kryer në Zvicër tek artistja e njohur e kësaj fushe, Ziha, ndërkaq atë për mbjelljen e qerpikëve në “Luxuryspace” në Cyrih. Ka kryer edhe disa trajnime profesionale, për çka është pajisur me çertifikata përkatëse.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377916135_291681246897684_367041846520419148_n.jpg)
“Make-upi është profesioni dhe pasioni im më i madh, sepse aty mund ta shprehë kreativitetin tim. Kur klientët ndahen aq të kënaqura, unë janë personi më i lumtur. Klientët e mija i trajtoj si mbretëresha dhe krijoi marrëdhënie shumë pozitive me të gjitha”, ndërkohë shton se dëshira e saj është që ti rregulloj këngëtaret e saj të preferuar, Dhurata Dora e Dafina Zeqiri.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377900777_800681685132032_449345034442477221_n.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377948177_1468705407238739_4835507110578604594_n.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377914487_319211380518379_5731447575093869028_n.jpg)
Sa i përket jetës private, Liriane është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy fëmijëve, e pëlqen shumë muzikën, pasi është diçka që e qetëson. Ndonëse e lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është shumë krenare që është shqiptare.
Studio e bukurisë Joliebeauty. Ka këtë adresë:
Schluchtbachstrasse 1
4552 Derendingen
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377921306_279821134910015_3687382637985820039_n.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2023/09/377930557_662016512660029_5851661699492714892_n.jpg)
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.