Trendi më i fundit i të rinjve për të bërë tatuazhe është rritur me afro 20 % në vendet e Europës. Ndërkohë një studim i botuar së fundmi në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet” ngre alarmin për një rritje po kaq të limfomave malinje tek ata persona që bëjnë tatoo në trupin e tyre. “Është vënë re që substancat që injektohen për realizimin e tatuazhit janë karcinogjene. Është menduar që boja që realizohet nuk rri thjesht aty në vendin u bëhet tatuazhi. Është parë që boja përmes vazave limfatike shkon në gjëndrat limfatike më të afërta që kemi me vendin ku është bërë tatuazhi. Në momentin që ndodh ky si proces, limfocidet fillojnë dhe reagojnë .Ka ardhur një trup i huaj në zonën që është ekskluzivisht i tyre .dhe pikërisht ky reagim ka gjeneruar atë kancerin që quhet limfomë dhe është limfomë malinje“, tha Erjona Shehu-mjeke dermatologe.
Studimi është kryer në 13 mijë persona në Suedi nga ku kanë rezultuar si probleme kancerogjene por edhe dëme të tjera të shkaktuara në lëkurë për shkak të injektimit të substancave të ndryshme gjata vizatimit të tatoo-së.
Në Shqipëri ky fenomen është edhe më shqetësues pasi askush nuk ushtron kontrolle për kushtet higjeno-sanitare ku aplikohen tatoo. Mjekët dermatologë sugjerojnë që të shmangen sa të munden faktorë e riskut që ndikojnë në shëndetin e pacientëve.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.