Një ekspert i aromave nga Chez Pierre, vendosja e parfumit në shtrat mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Sipas ekspertëve të shëndetit një i rritur mesatar ka nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë për të funksionuar siç duhet. Megjithatë, shumica e njerëzve përballen me vështirësi për të realizuar këtë sasi të gjumit dhe gjithashtu e kanë të vështirë të bien lehtësisht në gjumë. Një ekspert ka zbuluar një truk të thjeshtë por të pazakontë që mund të mos e keni provuar ende. Sipas Petar Peric, një ekspert i aromave nga Chez Pierre, vendosja e parfumit në shtrat mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit.
Ndërkaq ka disa aroma që duhet t’i shmangni, shton ai. “Shmangni çdo parfum që përmban bazë agrume, mente ose limoni. Druri i sandalit, bergamoti, kamomili dhe vanilja janë aroma që mund të përdoren për të ndihmuar në relaksimin dhe gjumin. Vanilja, për shembull, është një aromë ngushëlluese që mund të qetësojë mendjen dhe trupin, mund të nxisë relaksimin dhe të reduktojë nivelet e stresit. Druri i sandalit është një aromë që nxit ndjenjën e paqes së brendshme, bergamoti mund të lehtësojë ankthin, ndërsa kamomili konsiderohet gjerësisht si nxitës i gjumit”, thotë Pierre.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.