Përbërësit:
3 vezë, 1 gote jogurt, 1 luge te cajit sheqer, 500 gr bollgur, 1 vanilje, 1 Pluhur pjekje, 3 luge te gjelles miell.
Për sherbet:
4 gota sheqer, 4 gota ujë, 1 copë limon.
Përgatitja:
Përbërësit e glazurës i përziejmë dhe i hedhim në tepsinë e lyer dhe me ndihme të lugës e rregullojmë ( të bëhet e njëjtë shtresa).
I premë në copa mesatare dhe përmbi ia vendosim një fëstëk.
Në temperature 175 gradë celsius e bëmë pjekje, ndërsa në anën tjetër fillojmë ta përgatisim sherbetin.
Përbërësit e sherbetit i hedhim në një tenxhere dhe i vlojmë rreth 15 minuta, ëmbëlsirës së pjekur ia hedhim sherbetin, secilës pjese të prere një nga një.
Rreth 1 ore e leme në pritje.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.