Falë portalit worldlicenseplates.com, kemi rastin të shohim të gjitha variantet e targave të veturave që përdoren (apo janë përdor) në mbarë botën.
Kjo ueb-faqe duket sikur është dizajnuar në fund të shekullit të kaluar, por në këtë rast nuk është e rëndësishme forma apo pamja vizuele, por përmbajtja.
Aty mund të gjeni variante të ndryshme të targave që janë përdorur në mbarë botën – madje edhe ato që janë përdorur në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë, e deri te ato që sot i kemi në veturat tona.
Sot targat e veturave përdoren në mbarë botën për identifikimin e miliona mjeteve motorike, që marrin pjesë në komunikacion.
Është interesant që ekzistojnë madje edhe targa për Antarktik, që tregojnë se shoferët nuk mund të shmangin obligimin që të regjistrojnë mjetet e tyre – pavarësisht vendit ku ata jetojnë.
/ www.emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.