
Bebe Rexha e konfirmoi lajmin e ndarjes nga Keyan gjatë koncertit të saj të fundit në Londër, pak para se të interpretonte këngën e saj “I Am”. “Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të jem pak emocionale dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha mes lotësh artistja shqiptare. Në atë moment, fansat e saj brohoritën duke dhe e mbështetën, me një prej tyre që u dëgjua duke i thënë: “Ti je mjaftueshëm”. Videoja ka qarkulluar gjithandej në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që kanë shprehur mbështetjen për Bebe Rexhën dhe shumë që kanë kritikuar Keyanin për faktin se hoqi dorë nga e dashura e tij vetëm për shkak të peshës – dhe mbi të gjitha e bëri këtë përmes një mesazhi në Instagram. Bebe Rexha pas Mbretërisë së Bashkuar, ka performuar në Gjermani, dhe së shpejti pritet të këndojë edhe në Holandë dhe Suedi – në kuadër të turneut të saj “Best F*n Night Of My Life”.

/ www.emathja.com
© 2023, Emathja. All rights reserved.