Perbersit:
Për pitalkat:
125 ml qumësht
125 ml ujë
15 gr tharm të freskët buke
½ lugë e vogël sheqer
1 lugë gjelle kripë
3 lugë gjelle vaj
500 gr miell
Për gullashin:
1 kg mish viçi
300 gr qepë
300 gr karrota
1 lugë gjelle kripë
vegeta Podravka
piper i zi
1 lugë gjelle piper i kuq i bluar Podravka
2 lugë gjelle pure domatesh
3 lugë gjelle vaj
1.5 l ujë të ftohtë
50 gr ajke e thartë.
Pergatitja:
Brumin për pitalkat e bëjmë si zakonisht, duke bashkuar të gjithë përbërësit dhe krijuar një brumë të butë.
Brumin e lëmë të pushojë 30 minuta. Më pas e ndajmë në 4 toptha të barabartë, të cilët i vendosim në tavën ku do të piqen dhe i lëmë të pushojnë edhe 45 minuta të tjera.
Para futjes në furrën e parangrohur në 275 gradë, pitalkat i lagim me ujë të ftohtë. Piqen derisa të skuqen.
Për gullashin: Qepën dhe karrotën i grijmë imët. Mishin e ndajmë në kubikë mesatarë, kriposim e piperosim.
Qepën e karrotën i kaurdisimin në vaj. Pastaj shtojmë copat e mishit një nga një dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë purenë e domates, piperin e kuq dhe ujin.
Gullashi zihet në zjarr të ngadalshëm për 90 minuta. Pas zierjes shtojmë edhe ajkën e thartë dhe e përziejmë edhe një herë mirë.
Më pas, pitalkave ua largojmë pjesën e brendshme dhe i mbushim me gullashin e përgatitur.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.