REKLAMA
Fenomene të rëndësishme gjeologjike janë duke u zhvilluar në rajonin e Kamçatkës në Rusi. Pak orë pas tërmetit 7.2 Rihter që ndodhi në këtë rajon, vullkani Shiveluch shpërtheu duke hedhur hi deri në një lartësi prej 8 kilometrash.
Vullkani ndodhet 280 kilometra nga zona e populluar bregdetare e Petropavlovsk-Kamchatsky .
Sipas Qendrës Sizmologjike të SHBA-së, epiqendra e tërmetit që i parapriu shpërthimit ishte 55 milje nga Petropavlovsk, me një thellësi fokale prej tridhjetë miljesh.
Megjithë fuqinë e tërmetit, nuk janë shkaktuar dëme serioze në ndërtesa dhe nuk ka pasur të lënduar.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.