Loja strategjike historike Civilization do të pasohet nga një version i ri i cili prej kohësh duket të ketë qenë në punim. Civiliazation VI debutoi në 2016-ën dhe që atëherë kemi parë disa DLC por pa asnjë lajm lidhur me një version pasur të lojës.
Civilization VII u prezantua zyrtarisht në Summer Game Fest edhe pse detaje për drejtimin e serive mungonin.
Sid Meier u shfaq në fund të trailerit duke thënë se ishte tepër i emocionuar për fansat e Civ me debutimin e Civilization VII, një lojë e cila përfaqëson kulmimin e tre dekadave inovacion në lojën strategjike.
Debutimi i plotë i lojës sipas tij do të bëhet në muajin Gusht. Ajo do të jetë e disponueshme në Steam, PlayStation, Xbox dhe konsolën Switch.
/GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.