Japonia është një vend me një normë lindjeje në rënie. Përdorimi i prezervativit, pilula, abortet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë gjithashtu në rënie. Kunio Kitamura, kreu i shoqatës japoneze të planifikimit familjar thotë se një raport i kohëve të fundit zbuloi se një numër rekord çiftesh jetojnë në martesa pa seks, me një të tretën e meshkujve që thonë se janë shumë të lodhur për seks dhe një e katërta e femrave thonë se seksi është i mundimshëm.
DANEZËT I BËJNË SHUMICËN E FOSHNJAVE TË TYRE GJATË PUSHIMEVE. Sipas një studimi të kryer nga një kompani udhëtimesh, danezët bëjnë 46% më shumë seks gjatë pushimeve, ku 10% e foshnjave lindin kur janë larg shtëpisë.
GREKËT BËJNË MË SHUMË SEKS. Sipas një sondazhi global të ndërmarrë nga Durex (me afro 30.000 persona mbi moshën 16 vjeç, në 26 vende të ndryshme) është Greqia ku njerëzit bëjnë më shumë seks: rreth 164 takime seksuale mesatarisht çdo vit në kohën e sondazhit. Trashëgimia e tyre gjithashtu duhet të luajë një rol, grekët e lashtë ishin të njohur për tolerancën seksuale, të hapur dhe eksperimentale.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.