Linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Indi u ofron grave një hartë të sediljeve rozë gjatë procesit të biletave. Në ato ndenjëse ulen vetëm femrat.
Burrat nuk mund t’i shohin këto vende dhe për këtë arsye nuk mund t’i rezervojnë ato. Kompania tha se ata vendosën të ndërmarrin këtë hap për t’i lejuar gratë të ndihen më rehat gjatë udhëtimit.
“Kjo u prezantua në bazë të hulumtimit të tregut dhe aktualisht është në fazën pilot dhe është në përputhje me etikën tonë #GirlPower. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë një përvojë të pashembullt udhëtimi për të gjithë pasagjerët tanë dhe kjo veçori e re është vetëm një nga hapat e shumtë që po bëjmë drejt këtij qëllimi”, thanë ndër të tjera ata. Ky opsion së shpejti do të jetë i disponueshëm në të gjitha fluturimet e IndiGo. Reagimet ishin të ndryshme.
“Nuk e kam problem këtë politikë nëse meshkujt lejohen të bëjnë të njëjtën gjë”, “Çfarë ndodh kur meshkujt nuk duan të ulen pranë një femre?”, janë disa nga komentet.
The post Një linjë ajrore ka lejuar gratë të shmangin uljen pranë burrave në fluturime appeared first on KOHA.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.