Çipet AMD Ryzen Z1 dhe Z1 Extreme janë në zemër të konsolave popullore is Asus ROG Ally dhe Lenovo Legion Go ndërsa një model më pak potent i çipit ndriçon në Steam Deck të Valve.
Me çipet e reja Lunar Lake të Intel që kanë mbërritur dhe po merren në konsideratë për konsolat e dorës, bota pyet kur gjendet Ryzen Z2?
Në IFA 2024 AMD the se çipi është pranë debutimit dhe do të shfaqet në konsolat e para në pjesën e parë të 2025.
Varianti Z2 Extreme do të karakterizohet nga 8 bërthama ku 3 janë Zen 5 dhe 5 janë Zen 5C. Aktualisht konsolat e dorës nuk lejojnë përdoruesit të luajnë titujt grafikisht intensive për një kohë të gjatë.
Me lançimin e Ryzen Z2 Extreme, konsolat e reja të dorës do të jenë jo vetëm më të fuqishme por edhe më efikase falë arkitekturë hibride. Varianti bazë do të jetë i bazuar në një ribrandim të çipit Zen 4 Ryzen 8040U.
ASUS ROG Ally/X dhe Lenovo Legion Go të cilët përdorin çipin Z1 Extreme pritet të jenë të parë që përditësohen me Z2 Extreme. Ndërsa konsolat nga prodhues të tjerë si Zotac dhe Antec të cilët kanë përdorur APU Zen 4 të AMD mundet që gjithashtu të integrojnë Z2 Extreme.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.