Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme
Profesionet ligjore kryesojnë si profesioni më i vetmuar sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë. 60% e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% të inxhinierëve, 55% të shkencëtarëve hulumtues, 51% të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve dhe 45% të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare. Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme. Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit. 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).
Në të njëjtën kohë, profesioni i shoferit të kamionit ndikohet edhe nga një popullsi në plakje, siç dëshmohet nga fakti se në Evropë vetëm 5% e shoferëve janë nën 25 vjeç. Mungesa nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bashkimi Evropian, i cili po përpiqet t’u ofrojë ndihmë kompanive të transportit, duke promovuar ndër të tjera futjen e mundësisë së lëshimit të patentës së shoferit për kamionët nga mosha 17 vjeç. Iniciativat për trajtimin e problemit janë marrë nga vetë kompanitë e transportit, të cilat ndër të tjera përpiqen të tërheqin shoferë nga vende të treta. Spanja, në përpjekjen e saj për të plotësuar mijëra vende të lira pune, po përgatitet të nisë një fushatë masive rekrutimi që synon të tërheqë shoferë profesionistë marokenë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.