Samsung sapo lançoi çipin e parë 3-nanometër në Galaxy watch 7 dhe Galaxy Watch Ultra dhe kompania synon të përdorë të njëjtin proces prodhimi për çipin Exynos 2500 që do ta implementojë tek seritë Galaxy S25.
Ndërsa diskutonte të ardhurat nga tre mujori i dytë i 2024, kompania konfirmoi Exynos 2500 duke thënë se do të vinte për produktet flagship duke përdorur arkitekturën 3-nanomatër si në Eynos W1000.
Samsung ka filluar prej kohësh prodhimin e çipeve 3-nanometër por Exynos W1000 ishte i pari për një produkt Galaxy.
Asnjë telefon Androd nuk ka gjer më sot një çip 3-nanometër ndërsa iPhone 15 Pro përdor këtë proces prodhimi nga TSMC.
Spekulohet se Google synon ta implementojë me Tensor G5 vitin e ardhshëm ndërsa Qualcomm dhe MediaTek me shumë gjasa do ta bëjnë këtë vit me seritë e reja Snapdragon dhe Dimensity.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.