Huawei ka pranuar më shumë se 2.7 milionë porosi për smartfonin e saj që paloset trefish të cilin e prezantoi ditën e Hënë.
Kompania filloi të pranonte porosi për Mate XT ditën e Shtunë, pothuajse dy ditë përpara se Apple të lançojë iPhone 16 ditën e sotme.
Vetë Huawei kishte paralajmëruar lançimin e një produkti të ri ndërsa kompania ende nuk ka ndarë çmimin e pajisjes. Shitjet e saj do të fillojnë më 20 Shtator.
Apple ra nga lista e 5 prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve në Kinë në tre mujorin e dytë të vitit tregojnë të dhënat e Canalys. Ishte hera e parë që lojtarët vendas kishin 5 vendet e para.
Huawei ishte në vendin e katërt me 10.6 milionë smartfonë të shitur sipas Canalys. Apple kishte shitur në Kinë 10 milionë smartfonë në tre mujorin e parë.
Gjiganti Kinez gjithashtu shet telefona me ekran me palosje në formatin Fold dhe Flip, njëlloj si konkurrentët Kinezë. Ndërkaq Apple ende nuk është përfshirë në këtë kategori produktesh.
Huawei Mate XT vjen me 512GB ose 1TB hapësirë dhe 16GB RAM. Ekrani që paloset tre herë ka madhësi prej 10.1-inç dhe rezolucion 2780×3200 ndërsa rifreskohet me 120Hz.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.