Nëse keni menduar se çmimi i iPhone 16 Pro Max më të shtrenjtë ose i Galaxy Z Fold 6 është i lartë, flagshipi i ri i Huawei është nivel tjetër.
Mate XT, për të cilin kompania thotë se është telefoni i parë me ekran që paloset tre herë në treg, do të debutojë në Kinë për 2,800 dollarë.
Me aq para mund të blini një iPad Pro 11-inç, një M3 MacBook Air dhe një iPhone 16 dhe ende tu teprojnë ca.
Ju deshën Huawei plot 5 vite për të zhvilluar Mate XT sipas ekzekutivit të biznesit konsumator Richard Yu. Si pjesë e procesit kompanisë ju desh të aplikonte inovacione në ekran dhe teknologjinë e boshtit të palosjes.
Kur është i hapur plotësisht, Mate XT ka ekran 10.2-inç 3K dhe një raport 92 përqind të ekranit me trupin. Blerësit mund të përdorin një, dy ose të tre panelet njëkohësish. Madhësia e ekranit me vetëm dy panele të hapura është 7.9-inç.
Huawei nuk është brendi i vetëm që tregon një pajisje të tillë. Në 2020-ën TCL provoi me një tablet që paloset tre herë. Lançimi i Mate XT jashtë Kinës mbetet një mister për shkak të sanksioneve. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.