Një grabitje e ndodhur në Brazil ka përfunduar në mënyrë dramatike, pasi viktima rrëmbeu armën që kishin dy autorët dhe vrau njërin prej tyre, vetëm 16 vjeç.
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në qytetin Guarulos pasditen e 4 gushtit.
Siç shihet në videon e kamerave të sigurisë, gjithçka ndodhi teksa objektivi i grabitësve, Ottavio Ribeiro, po kthehej në shtëpi pas punës.
Papritur atij iu afrua një motor me dy persona me helmeta, të cilët nën kërcënimin e armës i kërkuan t’u jepte gjithçka me vlerë që kishte me vete.
Megjithëse Ribeiro fillimisht duket se i bindet urdhrave të grabitësve, ai befas bën një lëvizje dhe rrëmben armën, duke qëlluar disa herë një nga grabitësit.
Në vendin e grabitjes policia gjeti celularin dhe portofolin e Ribeiros si dhe dy celularë të tjerë që dy grabitësit kishin vjedhur më herët.
Pas të shtënave, Ribeiro u kthye në shtëpi dhe kur mbërriti policia, ai u tha atyre se u largua sepse kishte frikë për sigurinë e tyre. Pas marrjes në pyetje ai u la i lirë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.