Një çift pistoletash që i përkisnin Napoleon Bonapartit janë shitur për 1.7 milionë euro. Ato janë quajtur “pistoletat që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e historisë” pasi pas abdikimit të gjeneralit francez, thuhet se mund të ketë menduar t’i përdorë për vetëvrasje. Por aleati i tij i afërt, Armand de Caulaincourt hoqi barutin nga armët duke i nxjerrë jashtë përdorimit.
Armët u krijuan nga farkëtari francez Louis-Marin Gosset dhe Ministria franceze e Kulturës i shpalli thesar kombëtar. Sipas këtij klasifikimi, ato mund të lejohen vetëm përkohësisht jashtë Francës dhe qeveria ka 30 muaj afat për t’ia blerë pronarit të ri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar. Armët kanë gjithashtu edhe kutinë e tyre origjinale si dhe aksesorët.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.