Drejtori i përgjithshëm i ”KrioAsia”, një kompani që operon në këtë sektor që nga viti 2023, deklaron se ”kompania e tij kryen mesatarisht pesë ose gjashtë shërbime të klonimit të qenve në muaj dhe shpesh herë arrin edhe në 10 të tilla”. ”KrioAsia” punon së bashku me profesorin Hwang Woo-suk, i cili ishte i pari që klonoi me sukses një qen në vitin 2005 i cili quhej Snuppy.
Dy vjet më parë, delja Dolly, e para e këtij lloji e klonuar në botë, kishte ngordhur e që atëherë, procesi kishte arritur përsosmëri edhe tek kafshët e tjera. Gjedhët e klonuara, delet, derrat lejohen për prodhimin e mishit edhe nga Administrata e Barnave Ushqimore e SHBA-së, megjithëse ato përdoren kryesisht për qëllime riprodhuese. Qentë, kuajt dhe macet, nga ana tjetër, klonohen kryesisht për të mbushur boshllëkun e lënë nga një kafshë shtëpiake.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë kjo procedurë është e ndaluar. Në vitin 2015, një çift anglez fluturoi në Seul me qeliza të nxjerra nga qeni i tyre, i cili kishte ngordhur 12 ditë më parë, dhe ia besuan fondacionit ”Sooam Biotech Research”, gjithashtu në pronësi të profesorit Hwang. Pas ndërhyrjes, çifti u kthye me dy këlyshë të tjerë, ndërsa kostoja e klonimit arriti në 60 000 stërlina. Vendet më aktive në këtë sektor janë, pikërisht, Koreja e Jugut, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Nga viti 2005 e deri më sot, më shumë se 2 000 qen janë klonuar në Shtetet e Bashkuara.
The post Në SHBA dhe Korenë e Jugut gjithnjë e më shumë adhurues të kafshëve shtëpiake po klonojnë qentë dhe macet e tyre appeared first on KOHA.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.