Gjenerata e ardhshme e procesorëve desktop Ryzen po priten me padurim sidomos nga gamerat. Edhe pas një vonese të minutës së fundit, seritë Ryzen 9000 po mbajnë ndërtuesit e sistemeve në pritje.
Megjithatë AMD nuk ka folur ende për çmimet të paktën zyrtarisht, por ne kemi një ide se çfarë mund të presim në këtë drejtim dhe kjo falë distributorit Amerikan Best Buy.
Surprizues është fakti se procesorët e rinj do të kushtojnë më pak sesa modelet Ryzen 7000 në momentin e debutimit:
Siç mund të shikoni nga çmimet e paraqitura më lart, Best Buy zbulon një reduktim të çmimit për të gjitha modelet: nga 20 dollarë për Ryzen 5 9600X deri në 100 dollarë për Ryzen 9 9950X.
Nisur nga rritjet e konsiderueshme të performancës së bashku me çmimet surprizë, Intel përballet me sfidë të madhe.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.