Intel njoftoi se do të shkurtojë 15 përqind të stafit ose rreth 15 mijë punonjës. Shkurtimi masiv është pjesë e planit të kompanisë për të reduktuar shpenzimet me 10 miliardë dollarë deri në 2025 pas një raporti zhgënjyes financiar për tre mujorin e dytë të 2024.
“Të ardhurat tona nuk janë rritur sipas parashikimeve dhe gjithashtu kemi dështuar të përfitojmë nga trendet e reja si AI,” tha CEO Pat Gelsinger në një memo drejtuar punonjësve.
Siç Gelsinger e përshkruan, Intel ka dështuar të përfitojë nga boom-i AI në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë kompani si Nvidia. Intel ishte kompania që udhëhoqi revolucionin e çipeve procesorike 25 vite më parë, por ka reaguar ngadalë në adoptimin e valëve të reja teknologjike si smartfonët dhe AI.
Gelsinger tha se të ardhurat e Intel janë reduktuar me 24 miliardë dollarë mes 2020 deri në 2023 edhe pse fuqia punëtore është rritur me 10 përqind.
Intel raportoi rënie të ardhurash prej 1 përqind tre mujorin e dytë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. /CIO Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.