Keni planifikuar të blini iPhone prej gjeneratave të fundit? Evenimenti i debutimit të iPhone 16 është vetëm pak ditë larg dhe ju duhet të zgjidhni nëse dëshironi iPhone 16 apo synoni të kurseni duke blerë gjeneratën e kaluar me kosto më të ulët.
Evenimenti i Apple mbahet ditën e Hënë më 9 Shtator në 19:00 me orën tonë lokale në Teatrin Steve Jobs në Apple Park. Ju mund të shikoni evenimenti live përmes YouTube si dhe uebsajtit të Apple.
Sa i përket risive presim një linjë të re iPhone 16 së bashku me modelet e reja Apple Watch. Gjithashtu priten modele të reja AirPods të segmentit të ulët dhe Pro.
Në lidhje me iPhone 16, ndryshime pritet të jenë minimale me një rritje të vogël të madhësisë dhe një buton i ri kamere në iPhone 16 Pro dhe Pro Max.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.