Perbersit:
400 gr oriz
2 mish gjoks pule
3 bishtaja jeshile kardamoni
1 qepë
6 lugë vaj vegjetal
250 gr domate
125 gr bizele
1 lugë majdanoz
20 gr bajame
1 limon
kripë
Biber i zi.
Pergatitja:
Fërgoni qepën në një tigan mesatar me gjysmën e vajit në zjarr normal derisa të zbutet.
Shtoni pulën dhe lëreni në zjarr për 3 minuta, hidhni kardomomin, kripën e biberin e zi.
Shtoni domatet dhe 1 litër ujë të vluar, vendosni kapakun dhe zieni në zjarr të ngadaltë për 10 minuta.
Fërgoni karotat dhe bizelet në një tigan mesatar me vajin e mbetur, në zjarr normal për 2 minuta.
Largoni pulën nga lëngu i gatimit, kullojeni me kujdes, hidheni në tenxhere dhe lëreni të marrë shije për 2 minuta.
Shtoni orizin dhe verdheni për 2 minuta, tani hidhni lëngun e gatimit të pulës duke e mbuluar gjithë orizin.
Vendosni kapakun dhe lëreni të zihet në zjarr të ngadaltë për 10 minuta ose derisa orizi i zbutur ta ketë thithur të gjithë lëngun.
Largoni tenxherën nga zjarri dhe shtypeni orizin me kurrizin e një luge, mbulojeni tenxherën me një pjatë të madhe, kthejeni me kujdes aty orizin.
Spërkateni me majdanoz, bajame dhe limonin në thela.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.