Apple është mbështetur në çipet e dizajnuar nga Google dhe jo të liderit të industrisë Nvidia për të ndërtuar dy komponentë kyç të softuerit të inteligjencës artificiale për mjetet dhe funksionalitetet e ardhshme AI të cilat synon ti integrojë në platformat e saj.
Vendimi i Apple për të përdorur infrastrukturën cloud të Google është disi i papritur duke qenë se Nvidia prodhon procesorët më të kërkuar AI.
Përfshirë çipet e prodhuara nga Google, Amazon.com dhe kompanive të tjera cloud Nvidia komandon afro 80 për qind të tregut.
Një dokument i brendshëm i kompanisë nuk thotë se Apple nuk ka përdorur çiçet e Nvidia, por përshkrimi i harduerit dhe infrastrukturës së softuerit për mjetet e saj AI nuk përmendin askund harduerët e Nvidia.
Prodhuesi i iPhone tha se për të trajnuar modelet e saj AI ka përdorur dy modele të njësisë së përpunimit Tensor. Për të ndërtuar modelin AI që do të operojë në iPhone dhe pajisjet e kompanisë, Apple ka përdorur 2,048 çipe TPUv5p. Për modelin AI për serverët Apple ka përdorur 8,192 çipe TPUv4.
Nvidia nuk dizajnon TPU por përqendrohet tek njësitë grafike të përpunimit GPU të cilat përdoren gjerësisht për përpjekjet e AI.
Ndryshe nga Nvidia që shet çipet dhe sistemet e saj si produkte më vete, Google shet qasjen në TPU-të e saj përmes platformës Google Cloud. Konsumatorët e interesuar të blejnë aksesin duhet të ndërtojnë softuerit përmes platformës cloud të Google që të përdorin çipet.
Kësaj jave Apple filloi lançimin e porcioneve të ndryshe të Apple Intelligence për testuesit e versioneve eksperimental beta të platformave iOs, iPadOS dhe macOS. Inxhinierët e Apple thanë se është e mundur që modele më të sofistikuara të ndërtohen përmes çipeve të Google.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.