Apple ka rifreskuar Watch Ultra 2 me një ngjyrë të zezë prej titaniumi dhe funksionalitetin e identifikimit të apenas së gjumit.
Është hera e parë që Apple ofron Watch Ultra në më shumë se një ngjyrë që kur debutoi dy vite më parë.
Apple thotë se veçoria e apneas së gjumit përdor akselerometrin e orës për të analizuar problemet me frymëmarrjen çdo 30 ditë dhe të njoftojë përdoruesin nëse sheh shenja të moderuara apo të rënda të apneas së gjumit.
Funksionaliteti po vjen edhe në Apple Watch Series 10 si dhe Series 9. Apple Watch Ultra është i disponueshëm nga dita e sotme për tu porositur për 799 dollarë ndërsa del në shitje më 20 Shtator.
Apple Watch Ultra u prezantua në 2022 si ndryshimi i parë madhor i dizajnit të orës ndërsa dallonte nga seritë standarde falë një kase më të madhe dhe butoni i aksionit.
Vitin e kaluar kompania lançoi Ultra 2 me çipin e ri S9. Këtë vit nuk ka ndryshuar me përjashtim të ngjyrës dhe veçorive të softuerit. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.