Përbërsit:
- 1 tharm buke,
- 1 lugë supe sheqer,
- 1 lugë supe kripë,
- 4 lugë supe vaj ulliri,
- miell integral e të bardhë,
- fara kungulli, liri, tërshërë e susam,
- ujë të vakët.
Përgaditja
Tharmin e përziejmë me një lugë gjelle sheqer e një lugë gjelle miell dhe e vendosim të fermentohet
Kur të jetë fermentuar tharmi, e hedhim në enën ku do të bëjmë brumin dhe i shtojmë ngadalë të gjithë përbërësit e tjerë (kripën, vajin e ullirit, farat e përziera)
Formojmë një topth elastic brumi, por duke mos e ngjeshur shumë
Brumin e mbulojmë dhe e lëmë të dyfishohet në një vend të ngrohtë për 35-40 min (në furrën e shporetit të ngrohur në 30 gradë)
Më pas, brumit i japim format që dëshirojmë dhe e vëmë të pushojë edhe pak gjatë kohës që furrën e nxehim në 250 gradë
Kur të jetë nxehur furra mjaftueshëm, e fusim bukën në furrë dhe temperaturën e ulim në 230 gradë.
Piqet për 20-25 minuta varësisht nga lloji i furrës dhe miellit (për cdo rast kontrollojeni pjekjen me majën e thikës ose me një rrëmojsë)
Pasi të jetë pjekur, buka mbulohet me pecetë derisa të jetë ftohur mjaftueshëm për konsumim
PS. Për të ruajtur butësinë e bukës, në pjesën e fundit të furrës, vendosim një enë me ujë gjatë kohës që ajo piqet.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.